Përkujtimi i Holokaustit në Prishtinë u bë lajm në Tel Aviv - Bota Sot
Përkujtimi i Holokaustit në Prishtinë u bë lajm në Tel Aviv

Amerika

E hënë, 19 shkurt 2018

Përkujtimi i Holokaustit në Prishtinë u bë lajm në Tel Aviv

Nga: Skënder Karaçica Më: 28 janar 2018 Në ora: 18:44
Skënder Karaçica

Dita ndërkombëtare e Holokaustit u përkujtua edhe në Prishtinë,ku kryeministri Ramush Haradinaj vuri lule në Përmendorën e Hebrenjve dhe theksoj se populli shqiptar e ka treguar shpirtin e vet liridashës kur mori në mbrojtje për shpëtimin e hebrenjve para skenarëve shfarosës të Nazi-fashizmit dhe hyzmetqarëve të tyre.

Për këtë ngjarje të përkujtimit të historisë së dhimbshme gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të marrëdhënieve në mes të popujve shqiptaro-hebrejë dhe të pranisë e të shpëtimit në familjet shqiptare në Kosovë,poetja Diti Ronen këtë ngjarje historike në Prishtinë dhe fotografinë e përmendores së hebrenjve e bëri lajm dite në redaksisë e mjeteve të informimit në Tel Aviv.

Poetja Diti Ronen ka bashkëpunim me SHSHA në Çikago deri tash ka marrë një seri informatash që hedhin dritë për marrëdhëniet dhe shpëtimin e hebrenjve në Kosovë,në kohën kur edhe vetë shqiptarët ishin para skenarëve vrastarë të qarqeve shoveniste qetnike në Serbi, kur ata gjetën strehim dhe shpëtuan nga asgjësimi i dorës fashiste të kohës,kështu thuhet në informatën e SHSHA-së nga Çikago.

Lajmi për ditën ndërkombëtare të Holokaustit në Prishtinë,do të thellojë bashkëpunimin në mes shtetit të Kosovës dhe Izraelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test