Këngëtarja shqiptare Merita Halili do të nderohet me titullin ”Mbretëresha e Muzikës Shqiptare” në New York.
Ky çmim është bërë i ditur nga AAWO (Albanian American Women’s Organization) në New York, dhe sipas organizatorëve, ceremonia e ndarjes së këtij çmimi do të mbahet më 3 mars të këtij viti.
Merita Halili është e njohur për zërin e saj të veçantë si dhe për kontributin e saj në Amerikë. Prej disa kohësh, ajo promovon muzikën shqiptare në Amerikë. Së bashku me bashkëshortin e saj, Merita Halili drejton një shkollë muzike, ku shumë amerikanë dhe jo vetëm, janë duke u njohur më nga afër me muzikën dhe traditat shqiptare.
Halili është fituese e shumë çmimeve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ku dy nga më të rëndësishmit janë “Ambasadore e Kombit”, “Ambasadori Kombëtar” dhe “Mjeshtre e Madhe”.