Studenti shqiptar Deni Hoxha prezanton përpara Departamentit të Shtetit në Washington

Amerika

Studenti shqiptar Deni Hoxha prezanton përpara Departamentit të Shtetit në Washington

Më: 15 janar 2017 Në ora: 22:12
Ky eveniment ishte organizuar nga Departamenti i Shtetit me rastin e 10-vjetorit të programit NSLI-Y.

Deni Hoxha, një student ne Amerikë që ka lindur në Tiranë, ka dhënë një prezantim përpara stafit të Departamentit të Shtetit këtë të hënë në Washington, DC.

Deni ishte një nga vetëm 4 studentë të përzgjedhur nga të gjithë Shtetet e Bashkuara, i cili foli rreth studimeve në Jordani gjatë verës nëpërmjet programit NSLI-Y i financuar nga Departamenti i Shtetit. Ky eveniment ishte organizuar nga Departamenti i Shtetit me rastin e 10-vjetorit të programit NSLI-Y.

Programi NSLI-Y synon të rrisë numrin e amerikanëve të cilët mund të angazhohen me folës te gjuhëve kritike. Gjatë vitit 2017, Deni do të perfaqësoje programin NSLI-Y në shtetet Maine, Vermont, New Hampshire, Massachusetts, Connecticut dhe Rhode Island.

Gjatë ndenjes në Washington, Deni është takuar edhe me ambasadoren e Kosovës në Amerikë Vlora Citaku. Në këtë takim, ambasadorja dhe Deni folen rreth Kosoves, Washingtonit, organizatës Team Albanians dhe programit NSLI-Y.

Pas prezantimit te Departamenti i Shtetit, Deni gjithashtu prezantoi në zyrat e American Councils ku u takua me presidentin e American Councils Dan E. Davidson, që e përgëzoi Denin për suksesin dhe e falenderoi për punën si përfaqesues i programit NSLI-Y.

American Councils ose Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar është një organizatë jo-profitabile me seli në Washington, D.C. Këshilli Amerikan ka mbi 30 vite përvojë në administrimin e programeve arsimore dhe  shkëmbimeve akademike, si dhe zyra në Prishtinë dhe në Tiranë. Programet e Këshillit Amerikan që administrohen në Kosovë janë KAEF (Kosovo American Education Fund) dhe YES Abroad. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat