Nishani : Ejani në Shqipëri -Dhe, kurrë mos u dorëzoni!

Amerika

Nishani : Ejani në Shqipëri -Dhe, kurrë mos u dorëzoni!

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 23 shtator 2016 Në ora: 19:07
Pamje nga takimi

NEW YORK CITY : ( Bota sot - 23 shtator 2016-Nju-Jork, SHBA) : Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, i cili ndodhet këto ditë, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Sesionin e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zhvilloj edhe disa takime me komunitetin shqiptarë në Nju-Jork, organizata dhe shoqata të komunitetit.

Mbrëmë, në lokalin And&And në lagjen e njohur të qytetit të Manhattanit, SoHo, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani u prit me entuziazëm n? nj? takim që pati me shumë an?tar? dhe drejtues t? Rrjetit t? Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë (Albanian Professionals and Entrepreneurs Network) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rrjeti i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë, e ka bërë këtë takim në kuadër të ngjarjes 8 Vjetor që APEN mbanë për çdo vjet në New York me personalitetet e larta nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare.
 
Shkëlqesia e tij Bujar Nishani Presidenti i Republikës së Shqipërisë u përfshi në një bised të hapur me studentët shqiptarë në SHBA, e cila u moderua nga moderatoriatorët Mane Bodini dhe Ardi Domegjoni

Takimin e hapi me një përshëndetje rasti Media -Kosovrasti - Gega, njëra prej udhëheqësve kryesore, duke prezantuar presidentin Nishani i cili iu pergjigje pyetjeve në lidhje me reformat gjyqësore dhe çështje të tjera të cilat përballet Shqipëria,sot.
 
 Pasi u përshëndet ngrohtësisht me të pranishmit, Presidenti Nishani zhvilloi nj? bashk?bisedim tepër t? çiltër dhe të sinqertë me auditorin lidhur me situatën n? Shqip?ri, reformat që janë ndërmarrë në përgjithësi dhe në veçanti reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, marr?dh?niet dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara, lidhjet e shumta dhe bashk?punimin sa më të ngushtë e vëllazëror me Diaspor?n, sfidat me të cilat përballet shoqëria shqiptare, nevojën që brezi i ri të mos e braktisë përfundimisht vendin, por ta ndërtojë aty të ardhmen e vet, “thithjen e trurit”, ndryshimin e mendësisë, etj.

“Edhe, ju mund të jepni kontributin tuaj, të ndërtojmë së bashku në vendin tonë një strategji, të cilën unë e kam nisur me studentët shqiptarë, nga Lugina e Preshevës, Kosova dhe Mali i Zi, duke i ftuar ata në Tiranë dhe vizituar Shqipërinë, të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe me studentët e disaporës”, me këtë mesazh  Presidenti i Shqipërisë , u bëri thirrje studentë shqiptarë në Amerikë, të japin kontributin e tyre u tha ai pjesëmarrsve në takimin me shoqatën APEN, një organizim profesionistësh shqiptarë me edukim të lartë dhe pozicione pune të spikatura në Nju Jork.

Kreu i Shtetit shprehu kënaqësinë për mundësinë që po i jepej të shkëmbente mendime, ide për probleme me interes për të gjithë, por sidomos për të ardhmen e brezit të ri dhe të profesionistëve të suksesshëm, që pavarësisht se jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara, “duke qenë me fat që po rriten dhe arsimohen në një vend kaq të madhe e të lirë, falë sakrificave dhe përkushtimit të familjeve të tyre”, e bëjnë mbarë kombin të ndihet krenar që janë shqiptarë.

Presidenti Nishani nënvizoi rëndësinë që mbart në kohët modern komunikimi i hapur dhe i drejtpërdrejtë, duke i këshilluar të pranishmit dhe përmes tyre, gjithë të rinjtë profesionistë të pajisur me virtyte, vlera, parime dhe ambicie, që: “Të mos dorëzohen kurrë”!
Duke folur për fenomenin tepër shqetësues të mërgimit aktual të shqiptarëve, sidomos të të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova, Presidenti Nishani pasi nënvizoi se pavarwsisht se duket sikur po humbet shpresa, vendi ynë është i pasur me burime natyrore dhe me mundësi të panumërta për zhvillim, tha se është vërtet diçka e mirë kur të rinjtë shkojnë jashtë për të studiuar, por ata duhet të kthehen dhe të vënë në jetë përvojat, praktikat, shembujt dhe modelet më të mira e të efektshme duke shfrytëzuar dijet e përfituara për të ndërtuar të ardhmen e Atdheut dhe ndryshuar mendësinë e zhvilluar mendësinë e shoqërisë shqiptare, sidomos veprimtarinë atë të shoqërisë civile.

Në përfundim të takimi, Presidenti Nishani duke siguruar se Institucioni i Kreut të Shtetit shqiptar do të jetë dhe mbetet gjithmonë i hapur për ta duke i mbështetur palëkundur në nismat e tyre, iu përgjigj pyetjeve të shumta dhe interesimit të madh të të pranishme lidhur me realitetin dhe sfidat shqiptare dhe vizionit të Tij rreth tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat