Martin Shkreli mbron kompaninë farmaceutike

Amerika

Martin Shkreli mbron kompaninë farmaceutike

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 16:01
Martin Shkreli

Martin Shkreli, i cili e rriti çmimin e ilaçeve të virusit HIV për 5 mijë për qind, ka mbrojtur kompaninë farmaceutike Mylan për rritjen e çmimit të ilaçit EpiPens, shkruan Daily Mail.

Mylan po përballet me një shqyrtim nga kongresi pasi e rriti çmimin e njërit prej ilaçeve të saj Pens, të cilat përdoren për të parandaluar reaksionet alergjike vdekjeprurëse, nga 66 euro në vitin 2007, në 372 euro prej vitit 2015.

“Në Mylan janë njerëz të mirë”, tha Shkreli për CBS të martën. “Ata kishin një produkt ku më në fund filluan të bëjnë para dhe të gjithë janë tërbuar për këtë arsye”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat