Shqipëria në Këshillin e të Drejtave të Njeriut

Amerika

Shqipëria në Këshillin e të Drejtave të Njeriut

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Për afatin kohor 2022 - 2023 Shqipëria u përzgjodh për herë të parë anëtare jo e Përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Gjatë fjalës së hapjes së kësaj ceremonie, ku u ngrit edhe Flamuri Shqipar, Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë pranë OKB-së, Ferit Hoxha tha se, "Shqipëria është e vendosur të luajë një rol aktiv dhe konstruktiv, duke përcjellë vlerat dhe parimet e saj në Këshillin e Sigurimit, duke bashkuar përpjekjet me të gjithë ata që synojnë ta bëjnë Këshillin më efikas, më të përgjegjshëm dhe më ndërveprues". Pra Shqipëria u bë pjesë e një prej 15-të vendeve ulëse në organin më të lartë të OKB-së, për menaxhimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Por sipas një lajmi në rrjetin social "X" mësojmë se Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani deklaroi më datë 10/10/2023 se, Shqipëria u zgjodh anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut pēr periudhën 2024 - 2026, ku ndër të tjera tha, "Shqipëria si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut do të punojë brenda Këshillit të OKB-së, për të garantuar respektimin universal të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, për të gjithë individët pa diskriminuar askënd. Vendi ynë vijonte Ministri Hasani do të bashkëpunojë ngushtë me shtetet anëtare të OKB, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të gjithë partnerët për zbatimin e këtyre angazhimeve".

Ky anëtarësim është i dyti për Shqipërinë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut pranë OKB-së, që njëherësh shënoi dhe refuzimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke ia refuzuar Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Në këtë konkurim për grupin rajonal të Europës Lindore, Rusia kishte përballë Shqipërinë dhe Bullgarinë, por pas votimit, 123 vende ishin pro Shqipërisë dhe 83 vota të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së shkuan pro Rusisë.

Pra Rusisë ju refuzua kjo e drejtë. Shqipëria duke filluar nga 1 janari i vitit 2024 deri më 31 dhjetor 2026 do të jetë një prej 15-të vendeve që do të ulen në KDNJ. Mendojmë se ndikim i këtyre arritjeve është edhe politika diplomatike e mbajtur nga Ambasadori i Shqipërisë pranë Misionit Shqiptar të OKB-së në New York, Ferit Hoxha, përsa i përket diplomacisë dhe çështjeve ndërkombëtare në mandatin e Tij të dytë.

Si Organizatë e Gruas "Shpresë & Paqe" ku në fokus kemi angazhimin e të drejtave të njeriut, grave dhe fëmijëve në SHBA, kërkojmë që ky vendim të trokasë fort në Ministrinë e Financave për avancimin e proçesit të dëmshpërblimeve për ish të burgosurit politikë të Shqipërisë, pasi nuk ka përfunduar akoma. h & p

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat