Deklaratë nga Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. NY për vrasjen e policit në veriun e Kosovës

Amerika

Deklaratë nga Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. NY për vrasjen e policit në veriun e Kosovës

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 06:54
Foto ilustrim

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. me Kryetar të Bordit z. Bashkim Shehu dhe anëtarë të saj z. Mark Qehaja dhe z. Faton Zogiani reagojnë fuqishëm për vrasjen makabre të Policit A.B. në Veriun e Kosovës nga barbarët serbë si dhe dy të tjerë të plagosur.

Kjo vrasje dëshmon dhe njëherë se Serbia dhe shteti i saj nuk heqin dorë nga ndjenjat e egra shoviniste për ta gllabëruar Kosovën duke e filluar me Veriun e saj. Kjo vrasje është një provokim i hapur për të destabilizuar Kosovën, Shqipërinë dhe gjithë trojet ku ka shqiptarë si dhe gjithë rajonin.

Ne si anëtarë aktiv të Diasporës dhe të Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. para pak kohësh organizuam simpoziumin shkencor në NY rreth Librit “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”, me autor Rrustem R. Berisha, ku denoncuam krimet barbare nga serbët në Kosovë dhe këto krime të njihen ligjërisht nga Komuniteti ndërkombëtar si Gjenocidi serb në Kosovë, ndryshe historia përsëritet.

Ne si drejtues dhe anëtarë të Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. duke i ndjekur me kujdes dhe shqetësim të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur nga Serbia jemi gjithmonë pranë jush dhe i shprehim familjes së policit të vrarë A. B. ngushellimet tona nga Nju Jorku i largët, por me zemër dhe shpirt pranë jush.

Në emër të Shoqatës Shqiptaro Skënderbej” Inc.

Bashkim Shehu President i Bordit dhe Kryetar Nderi

Mark Qehaja Anëtar i Bordit dhe Kryetar Nderi

Fation Zogiani Anëtar i Bordit

24 Shtator, 2023

New York, USA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat