Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë, të shpallur 247 vite më parë, shteti im i dytë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Amerika

Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë, të shpallur 247 vite më parë, shteti im i dytë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 4 korrik 2023 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Shqiptarët kudo që jetojnë, bashkë festojnë me popullin demokrat e liridashës Amerikan, duke iu uruar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë dhe njëherit u janë mirënjohës për gjithë atë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë për popullin e shtypur nga shtetet dhe udhëheqës diktatorial, kriminal e gjonocidal, siç ishte Serbia e Millosheviqit dhe, kjo e sotmja e Aleksander Vuqiqit dhe ajo, e Rusisë Cariste e ditëve të sotme, të diktatorit dhe kriminelit, Vladimir Putin, ku Gjykata Ndërkombëtare në Hagë po i bënë përgatitjet për inicimin e fillimit të procesit të gjykimit për gjenocidin e ushtruar ndaj popullit liridashës të Ukrainës.

Posaçërisht, populli shqiptar i Dardanisë, përjetësisht u janë mirënjohës për shpëtimin nga gjenocidi, ku bashka me forcat e përbashkëta Euro-Atlantike-NATO, 78 ditë me radhe e bombarduat shtetin kriminal serb, duke i siguruar Republikës së Dardanisë, liri, pavarësi, demokraci, sovranitet dhe, integritetin territorial sipas kufijve të vitit 1974 dhe të 17 shkurtit të vitit 2008 Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Dardanisë( Kosovës).

Me 4 Korrik 1776 është dita e cila përfaqëson Deklaratën mbi Pavarësinë, Karta revolucionare mbi Lirinë, shih fondacionin nacional në bazë të principeve qe është themeluar shteti.

4 Korriku, nuk është dita e deklarimit të pavarësisë por, data nënshkrimit të Deklaratës.

Me 19 Prill 1775 është filluar me Revolucionin Amerikan. Gjatë Betejave të Lexingtonit dhe Concord( Mass.) ku ka ndodhe shkrepja e parë ne mes kolonistëve dhe trupave të Britanisë. Pas konfliktit të parë ushtarak ne mes Britanikëve dhe kolonistëve të sajë Amerikan, kolonistët e kan vazhduar luftën neper terrene kodrinore.

Me 2 Korrik 1776 Kongresi i Dytë Continental ka votuar për pavarësinë nga Britania.

Dy ditë më vonë, me 4 Korrik 1776, Kongresi e aprovon draftin final mbi Deklaratën e Pavarësisë, i draftuar Thomas Jefferson dhe i plotësuar nga John Adams dhe Benjamin Franklin.

Pra, herët në vitin 1600, Mbreti i Britanisë i themeloj kolonitë në Amerikë. Në vitet 1700 po thuajse janë themeluar 13 kolonitë: Connecticut, Delavere,Georgia, Maryland, Massachusetts, Neë Hampshire, Neë York, Neë Jersey, Virginia, North Carolina, Pansylvania, Rhode Island dhe South Carolina.

Në flamurin e sotëm, Amerikan, dallohen 13 fjolla me ngjyra kuq e bardh, qe e simbolizojnë ekzistimin e 13 kolonive deri në pavarësimin dhe themelimin e 50 shteteve qe po ashtu janë të vendosu në flamur përmes 50 yjeve qe përfaqësojnë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përjetësisht mbeten miku i ynë i pa kontestuar historik, me gjithë fërkimet, dallimet dhe perspektivat nga udheheqës nga të dyja anët, duke u nisur nga ajo se, miqtë e vërtetë, shpesh mund të kenë mospajtime e dallime në veprime por, miqësia e kahershme dhe e përhershme, assesi nuk mund të rrënohen.

Edhe njëherë, gëzuar Pavarësinë miku i ynë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat