Presidenti Clinton, presidenti që ka bërë më shumë udhëtime jashtë shtetit, viziton në ditën e pavarësisë së SHBA-së edhe Tiranën

Amerika

Presidenti Clinton, presidenti që ka bërë më shumë udhëtime jashtë shtetit, viziton në ditën e pavarësisë së SHBA-së edhe Tiranën

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 3 korrik 2023 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

NEW YORK-TIRANË: Vizita e Presidentit Clinton në Tiranë sot, me rastin e 4 Korrikut. Është, një vizitë në interesin tonë kombëtar, që t'i bëjmë një mirëseardhje të ngrohtë Bill Klintonit sot pikërisht më 4 korrik, ku ai ka zgjedhur të vizitojë Tiranën, kryeqytetin e në vendit tonë. Me presidentin Clinton natyrisht që : “Ne kemi nevojë për të më shumë se ai ka për ne.”

Ai është president i shtetit më të pasur dhe më të fuqishëm në botë. Më shumë se pasuri dhe fuqi ushtarake, Shtetet e Bashkuara kanë fituar me të drejtë rolin e “policit” dhe “gjykatësit” botëror.

Shumica e kombeve, edhe nëse nuk e thonë hapur këtë, janë dakord se gjatë çdo mandatit të Presidentit, Amerika ka qenë e drejtë dhe e kujdeshme në marrëdhëniet e saj me vendet e tjera. Përfshirë, ne shqiptarve këtë e ka dëshmuar dy her me dy vendime historike : më 1920 Presidenti Willson frenoi copëtimin e Shqipërisë në Konferencën e paqes! Kur, nisi edhe kthesa e madhe, që erdhi pas notës amerikane në mars të 1920. Dhe , viti 1999, SHBA, ehe NATO-s, ndërhyn ushtarakisht që Kosova të fitonte lirinë.

Image
Mikpritja shqiptare për presidentin Klinton

Në krye të prezantimit të saj, në senatin amerikan, para miratimit të mandatet të saj në Shqipëri, Ambasadorja amerikane, Juri Kim,(dhjetor 2019) përmendi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i dhanë Shqipërisë, duke penguar ndarjen e territoreve të saj në përfundim të Luftës së Parë Botërore.

E përmendi, jo pa qëllim!

“E vërteta, që deri më sot nuk e kemi ditur apo nuk e kemi thënë, thotë se në vitet 1918-1920, Presidenti amerikan Udru Uillson (Woodrow Wilson) dhe Qeveria Amerikane, jo vetëm e kanë mbrojtur Shqipërinë nga copëtimi i territoreve, por kanë pasur në planet e tyre edhe përcaktimin përfundimtar të saktë të kufijëve, me qëllim që të bashkojnë, aq sa është e mundur, të gjithë shqiptarët, të shtrirë kudo, rreth trungut kryesor, me qëllim final realizimin e një shteti të unifikuar.”

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka thënë në Prishtinë, gjatë vizitës së tij( 12 qershor 2019) se ndjehej i nderuar që ka qëndruar me popullin e Kosovës "kundër spastrimit etnik dhe për lirinë e tij”. Deri sa ai u prit si hero në qendër të Prishtinës në manifestimin me rastin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, që Kosova e kremton si ditë të lirisë 12 qershorin.

Clinton: “Kam një fotografi në zyrën time në New York dhe është një fotografi në Prishtinë pas fundit të konfliktit, ku janë sekretarja Albright, gjenerali Clark, Tony Blair dhe unë. Çdo ditë që qëndroj në atë zyrë e shikoj atë fotografi për t’ia kujtuar vetes se çka ka qenë qëllimi kryesor që ka arsyetuar përdorimin e forcës. Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur i takova këtu para 20 vitesh, në një shkollë në Ferizaj, atë dite thash diçka që dëshiroj ta them edhe sot, 78 ditë të sulmeve ajrore nga NATO-ja mund ta kenë fituar këtë luftë por vetëm qytetaret qe ishin ne gjimnaz atë ditë dhe qytetarët tjerë të Kosovës mund ta fitojnë paqen. Njëzet vite më vonë mendoj se keni bërë një punë të mrekullueshme të arritjes së paqes dhe e di se në kohët e paqes më e rëndësishmja është të shihet se çka do të bëhet më tutje”, tha presidenti Clinton.

Clinton tha se "gjithmonë do të jetë nderi më i madh në jetë të qëndroj në Kosovë, të lirë".

Aq qartë e saktë janë hedhur në letër këto analiza dhe raporte, dne këto dy ngjarje historike, saqë edhe sot, në kohët moderne, ato e kanë ruajtur vlerën. Madje formulime e fjali të tëra, të përdorura 100 vite më parë, vazhdojnë të përdoren nga politikanët amerikanë si qendrime konstante, serioze, të politikës së tyre sa u përket raporteve mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje të saj.

Po si ndodhi që krerët shtetit më të madh të Botës të investoheshin kaq shumë për një popullsi prej më pak se 7/8 milion shqiptarësh, në Ballkan, historia e të cilëve, me përjashtim të kohërave të Skënderbeut, nuk i kishte kapërcyer ndonjëherë kufijtë ballkanikë?

Përgjigjen e saj do ta mësojmë në atë se çfarë gjurmësh janë lënë pas në dokumentacionin historik, për të shpjeguar këtë afeksion të habitshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Do ta e gjejmë në 1919 me Presidentin Uillson, dhe e shikojmë edhe në ndërhyrjen e SHBA me Naton, në 1999, dy vizitat e Presidentit Clinton, në Kosovë. Si dhe sot në Tiranë, - 4 korrik ! Dita e Pavarësisë së. Ditën që Amerika do të festojë ditëlindjen e saj të 247-të, pasi u arrit pavarësia nga Britania e Madhe pas Luftës Revolucionare. Etërit themelues e nënshkruan këtë deklaratë më 4 korrik 1776.

Por, edhe vizitën e gjashtëmbëdhjetë vjetve më parë. Vizitës historike të Presidenti i 43-të George W. Bush në Tiranë, vizitën e presidentit të parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që vizitoi Shqipërinë, pikërisht më 10 qershor të vitit 2007 me bashkëshorten e tij, Laura Bush.

Në “gjuhën” gazetareske, Presidenti Clinton, është presidenti që ka bërë më shumë udhëtime jashtë shtetit –

Lista e udhëtimeve presidenciale ndërkombëtare të bëra nga Bill Clinton:

Në Shtetet e Bashkuara ka një shprehje se “Zyra e Sekretarit të Shtetit, është në “bisht” të aeroplanit, duke ju referuar gjithmonë udhëtimeve jashtë Amerikës, (over sea) të çdo secretari shteti. Mirëpo, po t’i referohemi mbi 60 udhëtimeve të Presidenti Clinton, del se ai ka bërë më shumë se dy sekretarët e tij të shtetit, Warren Christopher dhe Medeline Albright.

Kjo është një listë e udhëtimeve presidenciale ndërkombëtare të bëra nga Bill Clinton, presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara. E cila na treino se Bill Clinton bëri 59 udhëtime ndërkombëtare në 72 vende të ndryshme (përveç vizitës në Bregun Perëndimor dhe Gazën) gjatë presidencës së tij, e cila filloi më 20 janar 1993 dhe përfundoi më 20 janar 2001.

Ndërkohë që Ish presidenti amerikan Bill Clinton, po vizitonë Tiranën më 4 korrik. Është, ish Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara i cili shërbeu nga vitet 1993-2001 dhe mbërrin në Shqipëri pikërisht në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

Clinton vizitoi gjashtë kontinente: Afrikë, Azi, Australi, Evropë, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut. Ai mori një rol aktiv në Ballkan, ku punoi për të promovuar paqen dhe stabilitetin në dhe rreth ish-Jugosllavisë, dhe në procesin e paqes në Lindjen e Mesme, ku punoi për të promovuar paqen midis Izraelit dhe Palestinezëve, si dhe me qeveritë, të kombeve fqinje.

Numri i vizitave për çdo vend ku ka udhëtuar Presidenti Clinton janë:

Një vizitë në Argjentinë, Australi, Austri, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Botsvana, Brazil, Brunei, Bullgari, Kili, Kinë (Hong Kong), Kolumbi, Kosta Rika, Kroaci, Republikën Çeke, Danimarkë, El Salvador, Finlandë, Gana, Greqia, Guatemala, Haiti, Hondurasi, Hungaria, India, Indonezia, Kuvajti, Letonia, Maqedonia, Maroku, Holanda, Zelanda e Re, Nikaragua, Nigeria, Norvegjia, Omani, Pakistani, Autoriteti Palestinez (Bregu Perëndimor dhe Gaza), Portugalia, Rumania, Ruanda, Arabia Saudite, Senegali, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Siria, Tanzania, Tajlanda, Turqia, Uganda, Vatikani, Venezuela, Vietnami dhe në Kosovë(kampin Bondstil).

Vendet me më shumë se një vizitë: Dy vizita në Belgjikë, Jordani, Meksikë, Filipine, Poloni dhe Spanjë, dhe Kosovë, një si president dhe një si ish president

Tri vizita në Bosnje dhe Hercegovinë, Irlandë, Korenë e Jugut dhe Ukrainë

Katër vizita në Egjipt dhe Izrael

Pesë vizita në Kanada, Francë, Japoni, Rusi dhe Zvicër

Gjashtë vizita në Gjermani

Shtatë vizita në Mbretërinë e Bashkuar

Tetë vizita në Itali

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat