Shoqata Nacionale e Armëve padit shtetin e Floridës për kalim të ligjit për kontroll armësh

Amerika

Shoqata Nacionale e Armëve padit shtetin e Floridës për kalim të ligjit për kontroll armësh

Më: 10 mars 2018 Në ora: 10:22
Ilustrim

Shoqata Nacionale e Armëve ka paditur shtetin e Floridës pasi është kaluar një ligj për kontrollin mbi armët pas rastit tragjik të të shtënave me armë në një shkollë ku mbetën të vdekur 17 persona.

Guvernatori, Rick Scott, republikani dhe aleati i madh i lobit të kompanive te armëve, e ka prezantuar ankesën.

Ligji i ri rritë pragun e moshës për mundësinë e blerjes së një arme në Florida, por gjithashtu lejojnë trajnimin dhe armatimin e stafit të shkollës.

Por, nuk përjashton armët gjysmë-automatike, të tilla çfare u përdor edhe në masakrën e 14 shkurtit në Parlkand.

Megjithatë ligji kërkon tash që të ketë një periudhë pritje pas blerjes së armës për tri ditë dhe përjashton një pajisje që u mundëson armëve gjysmë-automatike të ngarkojnë më shumë plumba në karikatorë dhe të shtijën me shpejtësi më të madhe.

NRA-ja e ka proceduar patinë e saj të premten, vetëm një orë pasi u nënshkruar ligji.

Ankesa thotë se ligji bie ndesh me amendamentin e dytë të Kushtetues Amerikane, për të drejtën e posedimit të armës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat