Scott: Serbia nuk është e obliguar që të jetë anëtare e NATO-s

Amerika

Scott: Serbia nuk është e obliguar që të jetë anëtare e NATO-s

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 14:31
Ambasadori i SHBA-se në Beograd, Kyle Scott

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, tha sot se Serbia nuk është e obliguar që të jetë anëtare e NATO-s, duke shtuar se organizata nuk ka bërë presion në asnjë vend që të bëhet anëtar.

Kur flitet për marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe NATO-s duhet së pari të kuptohet se për çka po bisedohet në mënyrë që do të ndahen faktet nga gjërat dhe polemikat e imagjinuara – ka thënë  Scott në Konferencën Ndërkombëtare të NATO-s në Beograd.

Fakt i parë është se Serbia ka deklaruar neutralitetin ushtarak dhe e ka bërë të qartë se ajo nuk ka qëllim anëtarësimin në NATO, ka thënë ai.

NATO e respekton qëndrimin e Serbisë dhe askush nuk e vë këtë në pikëpyetje. Fakti se Serbia është partner nuk do të thotë se ekziston një obligim i Serbisë për të marrë pjesë në operacione - tha Scott, duke shtuar se Serbia vendosë se cilat aktivitete dëshiron që ti kryej.

Duke përkujtuar se anëtarësia në NATO bëhet me kërkesë, Scott theksoi se kurrë nuk është bërë presion në ndonjë vend për të hyrë në këtë aleancë.

Siç tha, Serbia është një vend sovran dhe nuk ka asgjë të keqe në marrëveshjet me Serbinë si IPAP ose Partneriteti për Paqe, mbi bazën e të cilave mund të konkludohet se ajo është e detyruar që të aëtarësohet.

Duke vënë në dukje se partneriteti i Serbisë me NATO-n i sjell dobi Serbisë, Scott vlerësoi se falë kësaj Serbia është më e sigurtë, ka më shumë siguri dhe mundësi më të mira të bashkëpunimit me fqinjët.

Duke shtuar se këtë vit bëhen dhjetë vjet që Serbia merr pjesë në Partneritetin për Paqe, Scott përmendi se mbi këtë bazë sot Serbia ka më shumë se 100 angazhime në vit.

Është e rëndësishme që kemi një diskutim në lidhje me atë se çka është NATO dhe cilat janë marrëdhëniet ndërmjet Aleancës dhe Serbisë. Serbia tashmë ka përcaktuar politikën e saj të mbetjes shtet neutral. Është e rëndësishme që në NATO nuk ka debate në lidhje me faktin se Serbia nuk do që të jetë anëtare e NATO-s. Kjo pranohet dhe respektohet - përsëriti Scott.

Megjithatë,  në Serbi duhet të bisedohet për faktet që i karakterizojnë marrëdhëniet e tanishme, si për shembull ndihma e NATO-s në fusha të ndryshme siç janë shkatërrimi i municioneve të mbetura, sfidat me të cilat përballet sektori civil, ndihma gjatë përmbytjeve, ose kur bëhet fjalë për programin Shkenca për paqe - vuri në dukje ambasdori.

Nëse përqëndrohemi në fakte, ne shohim se marrëdhëniet mes Serbisë dhe NATO-s janë të thella dhe pozitive për këtë vend, tha Scott.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat