Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Bangladesh për bisedime me kryeministrin e këtij vendi, Sheikh Hasina.
Në agjendë është lufta kundër ekstremistëve islamikë, pas një valë sulmesh vdekjeprurëse.
Kerry do të takojë edhe përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile.
Kjo është vizita e parë e Kerryt në Bangladesh, vend me shumicë myslimane.
Në muajt e fundit, Uashingtoni ka intensifikuar bashkëpunimin me policinë dhe ushtrinë e Bangladeshit.