Gjendje e jashtëzakonshme në New York pas përmbytjeve

Amerika

Gjendje e jashtëzakonshme në New York pas përmbytjeve

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 18:51
New York

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e New York-ut pasi stuhitë e forta sollën përmbytje të shpejta.

Siç raportohet, shumë prej sistemeve të metrosë, rrugëve dhe autostradave të qytetit janë përmbytur, derisa të paktën një terminal në aeroportin LaGuardia u mbyll të premten.

Guvernatorja e shtetit të New York-ut, Kathy Hochul tha se deri në pesë inç shi ra në disa zona gjatë natës dhe deri në shtatë inç më shumë shi pritet të bie.

“Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën”, tha Hochul.

“Unë po e shpall një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë qytetin e New Yorkut, Long Island dhe Luginën Hudson për shkak të reshjeve ekstreme që po shohim në të gjithë rajonin”, tha ajo në X.

“Ju lutemi merrni hapa për të qëndruar të sigurt dhe mos harroni të mos përpiqeni të udhëtoni në rrugët e përmbytura”.

Kryetari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams paralajmëroi njerëzit “kjo është koha për vigjilencë të shtuar dhe kujdes ekstrem” pasi u vendos gjendja e jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat