Fox dhe Dominion arrijnë marrëveshje lidhur me pretendimet e rreme për zgjedhjet

Amerika

Fox dhe Dominion arrijnë marrëveshje lidhur me pretendimet e rreme për zgjedhjet

Më: 18 prill 2023 Në ora: 22:56
Gjykata njoftoi shpërbërjen e jurisë në momentin që ishte caktuar të fillonte procedura gjyqësore.

Gjykatësi i padisë së ngritur nga kompania “Dominion Voting Systems” kundër rrjetit “Fox News” për shpifje, njoftoi se palët kanë arritur një marrëveshje për zgjidhjen e çështjes jashtë gjykatës.

Gjykata njoftoi shpërbërjen e jurisë në momentin që ishte caktuar të fillonte procedura gjyqësore.

Njoftimi i së martës shmang një gjyq që pritej të zgjaste, lidhur me një çështje që nxori në pah se, rreti televiziv shumë i ndjekur u përpoq të tërhiqte shikues duke përhapur pretendime të rreme për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Njoftimi i papritur erdhi pasi juria ishte ulur në sallë dhe avokatët po përgatiteshin për hapjen e seancës. Kushtet e marrëveshjes së propozuar mes palëve nuk janë bërë të ditura, ndërsa gjykatësi i çëshjtes duhet të japë miratimin./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat