I bëri vaksinën anti-Covid një studenti 17 vjeçar pa lejen e prindërve, arrestohet mësuesja

Amerika

I bëri vaksinën anti-Covid një studenti 17 vjeçar pa lejen e prindërve, arrestohet mësuesja

Më: 5 janar 2022 Në ora: 19:10
Laura Russo

Një mësuese e shkollës së Nju Jorkut pa kualifikim mjekësor është arrestuar pasi dyshohet se i ka bërë vaksinën kundër Covid një student.

Sipas Policisë Laura Russo e aplikoi dozën në shtëpinë e saj, pavarësisht se nuk kishte autorizim ligjor për të bërë vaksinim apo leje nga prindërit e djalit.

Zonja Russo, 54 vjeçare, e cila jep mësim biologji u arrestua në natën e Vitit të Ri dhe mund të dënohet me katër vjet burg nëse shpallet fajtore.

Injeksionet mund të jenë të rrezikshme nëse administrohen në mënyrë të gabuar. Mjekët dhe punonjësit e licencuar mjekësorë duhet të verifikojnë që një vaksinë nuk është e falsifikuar ose e skaduar. Pacientët gjithashtu duhet të pyeten për historinë e tyre mjekësore dhe të monitorohet reagimi i tyre pas vaksinimit.

Policia thotë se është e paqartë se si zonja Russo e ka marrë vaksinën e supozuar Covid, ose çfarë marke është ajo. Aktualisht vetëm vaksina Pfizer-BioNTech është e autorizuar për amerikanët nën moshën 18 vjeç.

Russo akuzohet për ushtrim të paautorizuar të një profesioni. Seanca gjyqësore për gjykimin e saj është caktuar për 21 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat