Protesta në Argjentinë, qytetarët kërkojnë ushqim dhe vende pune

Amerika

Protesta në Argjentinë, qytetarët kërkojnë ushqim dhe vende pune

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 07:08
Nestor Pluis

Mijëra argjentinas dolën rrugëve të Buenos Airesit të shtunën për të protestuar kundër varfërisë dhe mungesës së vendeve të punës, që përjetoi vende si pasojë e koronavirusit.

Organizatat që merren me çështjen e papunësisë drejtuan protestën, që nisi në një kishë në perëndim të kryeqytetit.

"Unë vijë në emër të njerëzve që nuk kanë punë. Vëllai im, fqinjt e mi dhe shumë njerëz që i shihni duke luftuar kudo", i tha Reutersit Nestor Pluis, 41-vjeçar.

Protestat u zhvilluan gjithashtu edhe në pjesë të tjera të vendit, përfshirë qytetin e dytë të Argjentinës, Cordoba dhe Mendoza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat