Shokuese! Gjenden 182 varre të tjerë fëmijësh në ish-konvikt

Amerika

Shokuese! Gjenden 182 varre të tjerë fëmijësh në ish-konvikt

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 22:48
Cranbrook

Ashtu siç edhe dyshohej, një tjetër zbulim eshtrash fëmijësh ka tronditur Kanadanë. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, janë zbuluar 182 varre anonime në ish-shkollën “Misioni i Shën Eugene” pranë Cranbrook.

Ky është zbulimi i tretë i tillë brenda një muaji, ndërsa javën e kaluar në Mariwall, Saskatchewan janë gjetur 750 varre anonime në vendin e një ish-shkollë me konvikt për fëmijë dhe në fund të majit, eshtrat e 215 fëmijëve ishin gjetur në Kamloops, Kolumbia Britanike.

Shkollat ishin të njohura për mbipopullim, ushqim jo të shëndetshëm dhe punë të rënduar. Dënimi i ashpër iu dha nxënësve që flisnin gjuhën e tyre amtare ose merrnin pjesë në ceremonitë tradicionale.

Fëmijët ishin pjesë e shkollës, e cila u mbyll në vitin 1978. Për dekada me radhë, shumica e fëmijëve indigjenë në Kanada u morën nga familjet e tyre dhe u detyruan të futen në shkolla, ku qëndronin në konvikt. Një numër i madh i tyre nuk u kthyen kurrë më në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat