Katastrofa e digës në Brazil/ Grupi i minierave paguan $7mld kompensim për 270 të vrarë

Amerika

Katastrofa e digës në Brazil/ Grupi i minierave paguan $7mld kompensim për 270 të vrarë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:02
Brazil

Familjet dhe komunitetet e 270 njerëzve të vrarë nga tragjedia e dy viteve më parë do të marin një kompensim prej $7 miliardë.

Diga Brumadinho në Brazil përmbante mineral hekuri, por ajo u shemb duke lëshuar një det balte që mbyti qindra teknikë punonjës, ferma dhe fermerë poshtë saj.

Drejtuesit kryesorë të gjigandit brazilian të minierave Vale, po gjykohen për akuza vrasjeje për katastrofën e janarit 2019.

Kompania tha se vendimi konfirmon vullnetin e Vale për “kompensim të plotë” për katastrofën.

Qeveria tha se shifra është një vlerësim paraprak dhe nëse do të nevojiten më shumë para, kompania do të paguajë.

“Marrëveshja kërkon që Vale të riparojë plotësisht dëmet ambjentale. Shuma e sipërpërmendur do të rritet nëse është e nevojshme”, thuhej në deklaratë.

Aksidenti më i rëndë industrial i Brazilit lëshoi miliona ton mbetje toksike në zonat rreth impjantit, duke shkatërruar tërësisht fshatin Córrego do Feijão, në shtetin e Minas Gerais në juglindje të vendit.

“Bashkëshorti im u nis për punë në mëngjes, dhe më tha ‘Zoti qoftë me ty’, siç më thoshte përherë,” tha vendasja Sirley Gonçalves disa ditë pas aksidentit, duke shtuar se ai nuk u kthye më kurrë.

Diga u shemb pa paralajmërim në mesditë dhe një alarm që Vale ksihte instaluar për banorët, nuk fuksionoi. Ata që arritën të shpëtonin kishin vrapuar për jetën e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që një kompani minierash lidhet me një katastrofë digash.

Edhe në nëntor 2015, një digë e operuar nga kompania vartëse e Vale, Samarco, u shemb në qytezën e Mariana, duke vrarë 19 njerëz e duke shkatërruar dy fshatra.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat