FBI shqyrton të dhënat për mundësitë për dhunë gjatë transferimit të pushtetit

Amerika

FBI shqyrton të dhënat për mundësitë për dhunë gjatë transferimit të pushtetit

Më: 12 janar 2021 Në ora: 19:41
Ilustrim

Në Shtetet e Bashkuara, po rriten shqetësimet se sulmet ndaj Kapitolit javën e kaluar nga ekstremistët që mbështesin Donald Trump mund të kenë qenë fillimi i një sërë protestash ndoshta edhe me armë dhe të dhunshme në të gjithë vendin që në ditët deri në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, më 20 janar.

Byroja Federale e Hetimeve, FBI i tha të hënën Zërit të Amerikës se po analizon të dhëna që sugjerojnë se disa grupe ose individë mund të kërkojnë të nxisin dhunë ose të përfshihen në veprimtari kriminale në lidhje me transferimin e pushtetit.

“Praktika jonë është që të mos komentojmë mbi elemente konkrete të zbulimit, mund të themi se FBI-ja po mbështet partnerët tanë të zbatimit të ligjit në nivel shteti, lokal dhe federal," tha FBI-ja në një deklaratë.

"Fokusi ynë nuk është tek protestuesit paqësorë, por tek ata që kërcënojnë sigurinë e tyre dhe sigurinë e qytetarëve të tjerë me dhunë dhe shkatërrim të pronës," vazhdon deklarata.

Një buletin i FBI-së, i siguruar fillimisht nga ABC News dhe Yahoo News, paralajmëron gjithashtu rreth mundësisë për dhunë në Uashington dhe në 50 shtetet.

FBI-ja ka "marrë informacion në lidhje me një grup të armatosur të identifikuar që ka në plan të shkojë në Uashington, D.C., më 16 Janar", thuhej në buletin. "Ata kanë paralajmëruar se nëse Kongresi përpiqet të shkarkojë Presidentin përmes amendamentit të 25-të, do të ndodhë një kryengritje e madhe."

Buletini paralajmëron më tej se një grup po bën thirrje për sulmet ndaj ndërtesave shtetërore, lokale dhe federale nëse përpjekjet për të larguar zotin Trump nga detyra para inaugurimit të zotit Biden më 20 janar.

Megjithëse nuk kanë komentuar për kërcënime konkrete, edhe agjencitë e tjera qeveritare po ndërmarrin hapa për të forcuar masat e sigurisë.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi të hënën se po udhëzon Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara, i ngarkuar me sigurinë presidenciale, që të fillojë operacionin e masave të sigurisë për inaugurimin që të mërkurën, gjashtë ditë më herët sesa ishte planifikuar.

DHS përmendi "ngjarjet e javës së kaluar dhe situatën aktuale të sigurisë", si arsye për këtë ndryshim./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat