La mikrofonin hapur, polici kapet duke bërë seks në makinë. Mediat bëjnë publik skandalin

Amerika

La mikrofonin hapur, polici kapet duke bërë seks në makinë. Mediat bëjnë publik skandalin

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 23:16
Skena ndodhi pranë “Universal City”.

Një polic i qarkut të Los Angeles, SHBA, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një grua pranë seksionit “Bates Motel të Universal Studios” – dhe aksidentalisht e la mikrofonin e tij të dëgjohej nga posta, në skenat "hot".

TMZ siguroi një klip të skenave të inspektorit që mbetet anonim, për arsye hetimi, dhe një gruaje.

Skena ndodhi pranë “Universal City”.

"Oh", dëgjohej gruaja duke qeshur në një moment. "Oh, mirësia ime!"

Një dispeçere femër më pas njoftoi inspektorin se kishte harruar "mikrofon hapur", ndërsa gruaja vazhdonte të dëgjohej në skenat skandaloze për një zyrtar, sidoemos kur është në orarin e punës.

"95 Oqean, ju keni një mikrofon të hapur", dispeçerja i thoshte inspektorit, por pa rezultat, sepse ai nuk dëgjonte asgjë.

"95 Ocean, ju keni mikrofonin të hapur – kujdesuni për mikrofonin", – i thoshte kolegia.

Gruaja pastaj qetësohet ndërsa mbaron klipi një minutësh. Polici nuk i përgjigjet dispeçerit në pjesën e publikuar nga TMZ – dhe është e paqartë nëse ai ishte në makinën  e patrullës, apo ishte jashtë automjetit afër.

Lajmi është publikuar nga mediat kryesore amerikane, pëfshirë edhe New York Times.

Inspektori  – i cili nuk është identifikuar – është pezulluar nga detyra ndërsa po zhvillohet një hetim i brendshëm, thanë zyrtarët e departamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat