Trumpi nuk mëshirohet: Ekzekutohet Brandon Bernardi për vrasje të dyfishtë dhe vjedhje

Amerika

Trumpi nuk mëshirohet: Ekzekutohet Brandon Bernardi për vrasje të dyfishtë dhe vjedhje

Nga: B.S. Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 08:33
Brandon Bernard

Shtetet e Bashkuara kanë ekzekutuar kriminelin e dënuar Brandon Bernard, 40, të enjten, megjithë kundërshtimet nga disa anëtarëve të jurisë në gjykimin e tij, të cilët kërkuan nga administrata Trumpit të tregonte mëshirë.

Vdekja e Bernardit është ekzekutimi i nëntë qëkur prokurori i përgjithshëm William Barr nga fillimi i këtoj viti vazhdoi të zbatonte dënimin federal me vdekje pas një ndërprerje 17-vjeçare.

Bernardi u dënua me vdekje në vitin 2000 së bashku me bashkëpunëtorin Christopher Vialva për vjedhje makinash dhe vrasjen e Todd dhe Stacie Bagleyt në një pjesë të largët të Bazës Ushtarake Fort Hood afër Killeenit, në Texas.

Vialva rrëmbeu dhe qëlloi çiftin nga një distancë e afërt ndërsa ishin shtrirë në bagazhin e makinës. Më pas, Bernard i vuri flakën makinës. Në kohën e krimit, Bernardi ishte 18 dhe Vialva 19 vjeç.

Tre të tjerët të përfshirë në rrëmbim dhe vrasje nuk ishin në moshën ligjore kur ndodhi krimi dhe i shpëtuan dënimit me vdekje. Dy janë liruar tashmë nga burgu.

Pesë anëtarë të jurisë nga gjykimi i dy burrave mbështetën kërkesën e Bernardit për falje, duke thënë se avokatët e tij bënë punë të keqe në mbrojtjen e tij në gjyq. Megjithëse ata akoma janë dakord që Bernard dhe Vialva janë fajtorë, ata thanë që Bernard me sa duket nuk kishte ndërmend të vriste Bagleysët.

Gjysmë milioni njerëz nënshkruan një peticion, duke i kërkuar presidentit Donald Trump të ndryshonte dënimin e tij me burgim të përjetshëm, duke theksuar papjekurinë e tij në kohën e krimit dhe sjelljen e mirë në burg.

"Me 18 vjet e disa muaj, truri i tij nuk kishte mbaruar së zhvilluari", u lut veçanërisht ylli reality i TV-së Kim Kardashian.

Por Vialva dhe Bernardi u dënuan me vdekje nga një gjykatë federale në vitin 2000. I pari mori një injeksion vdekjeprurës në shtator në burgun IEVP Terre-Haute. Tjetri pësoi të njëjtin fat të enjten mbrëma, pasi Gjykata e Lartë refuzoi ankesën përfundimtare.

"Ekzekutimi i Brandonit është njollë në sistemin e drejtësisë në SHBA-së", tha avokati i tij, Robert C. Owen.

"Brandon bëri një gabim të tmerrshëm kur ishte 18 vjeç, por ai nuk vrau askënd dhe ai kurrë nuk ndalet së ndjeri turp dhe pendesë të thellë për veprimet e tij."

Pavarësisht nga humbja presidenciale e Donald Trumpit, të cilën ai refuzon ta pranojë, qeveria e tij ka planifikuar katër ekzekutime të tjera deri më 20 janar. Megjithëse ka qenë traditë 131-vjeçare që presidentët në largim të shtyjnë ekzekutimet në pritje të ardhjes së pasardhësve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat