Biden qysh tash më i popullarizuar se që ishte ndonjëherë Trump në mandatin e tij

Amerika

Biden qysh tash më i popullarizuar se që ishte ndonjëherë Trump në mandatin e tij

Nga: F.B Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 09:19
Joe Biden

Mbështetja e opinionit për presidentin e ShBA-ve Biden është rritur për 6 për qind dhe ka arritur në 55 për qind të opinionit amerikan pas zgjedhjeve, ndërkohë që mbështetja për Trump ka pësuar rënie për 3 pikë dhe tash është 42 për qind, njoftojnë anketat e medieve amerikan, transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

Mbështetja aktuale për Biden është më e larta që nga viti shkurti 2019 para se të shpallte kandidimin për president kur ishte 56 për qind. Ndërsa popullariteti i Trump mbetet prapa me nivelin e vetë më të lartë që ishte 49 për qind në prillin që shkoi gjatë fazës së kërcënimit të virusit.

Sipas këtyre të dhënave Biden qysh tash është më i popullarizuar se që ka qenë Trump ndonjëherë në mandatin e vetë dhe që nga kandidimi në vitin 2015.

Sipas CNN nota më e lartë për Trump në cilëndo anketë është pas zgjedhjeve në vitin 2016, kur arriti 50 për qind mbështetje në opinion në anketën e “Blumberg News”.

Në të vërtetë Trump asnjëherë nuk ka kaluar 50 për qind të mbështetjes në opinion në anketat direkt.

Lidhur me krahasimet, Biden këtë e ka arritur shumë herë dhe atë në anketat direkt të medieve të njohura amerikane CNN, Fox News, News York Times në tetor.

Rejtingu i volitshëm i Bidenit aktualisht është i ngjashëm me atë që kishte presidenti i shkuar Obama në fillimin e mandatit të tij të dytë në vitin 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat