Gruaja që po mund të gjithë burrat në politikën e Kosovës

Aktuale

Gruaja që po mund të gjithë burrat në politikën e Kosovës

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 10:18
Vjosa Osmani

Sipas një sondazhi të bërë së fundi, del se deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani është politikania me mbështetjen më të madhe të qytetarëve në Kosovë.

Sipas këtij sondazhi, ajo ka mbështetjen e 20.8% të qytetarëve duke lënë prapa gjithë liderët e partive politike në Kosovë dhe duke u renditur e para në nivel vendi. Në vendin e dytë pas deputetes Vjosa Osmani, radhitet lideri i VV-së Albin Kurti me 20%.

Deputetja Osmani është gruaja më e votuar në Kuvendin e Kosovës për të dytën herë radhazi. Ajo është e vetmja politikane në këtë sondazh, e cila nuk është lidere partiake dhe e cila nuk mbanë asnjë pozitë të rëndësishme në partinë e saj LDK.

Media merr vesh se ky sondazh është bërë nga kompania UBO Consulting disa javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat