KQZ shpall rezultatet përfundimtare për kryetar të Istogut

Aktuale

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për kryetar të Istogut

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 15:35
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultat përfundimtare të rivotimit për raundin e dytë për kryetar të komunës së Istogut.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka,  ka thënë se në bazë të rezultateve përfundimtare, Haki Rugova nga LDK ka marr 10033 vota , ndërsa Gani Dreshaj nga AAK ka marr 10019 vota. Me vetëm një votë kundër janë miratuar këto rezultate, ndërsa sipas Dakës nga sot rrjedh edhe afati  prej 24 orësh për ankesa lidhur me këto rezultate. 

Daka: Rugova mori 10033 vota, ndërsa Dreshaj 10019 vota

“Kandidati Haki Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë gjithsejtë 10 mijë e 33 vota apo 50.03 përqind, ndërsa kandidati Gani Dreshaj nga subjekti Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 10 mijë e 19 vota apo 49.97 përqind”, ka thënë Daka. 

Ajo shtoi se në bazë të statistikave, numri i votuesve të regjistruar është 47 mijë e 483, numri votueseve të cilët kanë votuar në secilin vend votim është 19 mijë e 869, numri i votuesve të cilët kanë votuar jashtë  vendit është 505, kurse pjesëmarrja në votime 42.73 përqind. Numri i pranuar i fletëvotimeve të vlefshme është 20 mijë e 52, fletëvotime të pavlefshme 139 dhe numri I fletëvotimeve të zbrazëta 11.

Ndryshe, Miradije Mavriqi nga KQZ ka bërë të ditur se auditori i përzgjedhur nga Kuvendi i Kosovës ka përfunduar sot auditimet e raporteve financiare të partive politike, ndërsa KQZ do t’i publikojë ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat