Von Cramon: Kosova më në fund u bë anëtare e këtij institucioni të rëndësishëm evropian

Aktuale

Von Cramon: Kosova më në fund u bë anëtare e këtij institucioni të rëndësishëm evropian

Më: 27 mars 2024 Në ora: 20:28
Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka komentuar vendimin e fundit të Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, ku rekomandohet që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e KiE-së.

Von Cramon e uroi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani që Kosova më në fund po bëhet pjesë e institucioni të rëndësishëm evropian.

“Urime e nderuar President Vjosa Osmani për këtë hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në (Keshilli i Evropës). Është mirë të shohësh një shumicë të gjerë në Komision.

Mirësevini të gjithëve që Kosova më në fund u bë anëtare e këtij institucioni të rëndësishëm evropian”, shkroi ajo në ‘X’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat