‘Ishalla nuk shkojmë …’ – Bajqinovci: Opozita ia ka nxjerrë fundin duke kërku zgjedhje

Aktuale

‘Ishalla nuk shkojmë …’ – Bajqinovci: Opozita ia ka nxjerrë fundin duke kërku zgjedhje

Më: 26 mars 2024 Në ora: 21:30
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka komentuar sa i përket zgjedhje të parakohshme.

Ai ka thënë se Opozita ja ka nxjerrë fundin duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

“Opozita i’a ka nxjerrë fundin duke kërkuar zgjedhje e duke na thënë mbrapa Kuvendin kur dalim të shpresojmë bile kështu thojshin ‘ishalla nuk shkojmë në zgjedhje se e dim rezultatin’ duke e ditë se çfarë rezlutati në fund do të dal, dhe prapë e kemi Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila doli publikisht dhe deklaroi se ne do të japim votat për rrezimin e Qeverisë Kurti”, tha ai.

Ai ka treguar se AAK-ja edhe para disa muajve ka kërkuar të bëhet mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat