"Muaji i durimit, mirësisë, mikëpritjes e solidaritetit", LDK shtron iftar për Myftiun Tërnava

Aktuale

"Muaji i durimit, mirësisë, mikëpritjes e solidaritetit", LDK shtron iftar për Myftiun Tërnava

Më: 26 mars 2024 Në ora: 20:40
LDK shtron iftar për Myftiun Tërnava

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me deputeten Hykmete Bajrami dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie kanë pritur në iftar Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Kreu i LDK-së, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “muaji i durimit, mirësisë, mikëpritjes e solidaritetit, na mëson disa nga vlerat më të shëndosha shoqërore.”.

Postimi i plotë:

Në nderim të muajit të shenjtë të Ramazanit, sonte shtrova iftar për Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Muaji i durimit, mirësisë, mikëpritjes e solidaritetit, na mëson disa nga vlerat më të shëndosha shoqërore. Këto vlera duhet t’i ruajmë e kultivojmë me plot përkushtim, si bindje tona shpirtërore, si virtyte tona.

Agjëruesve ju uroj pranim të sakrificës e lutjeve nga Zoti. U shkoftë mbarë dhe pjesa e mbetur e Ramazanit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat