Krasniqi në Bruksel, kërkon heqjen e masave nga BE-ja dhe Kosova të marrë statusin e vendit kandidat

Aktuale

Krasniqi në Bruksel, kërkon heqjen e masave nga BE-ja dhe Kosova të marrë statusin e vendit kandidat

Më: 26 mars 2024 Në ora: 19:23
Rrezarta Krasniqi

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, ka kërkuar heqjen e masave nga Bashkimi Evropian dhe marrjen e statusit te vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, gjatë pjesëmarrjes në takimet e COSAC-ut në Bruksel, Belgjikë.

Postimi:

Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, kam marrë pjesë në takimet e COSAC-ut në Bruksel, Belgjikë.

Si udhëheqëse e delegacionit të Kosovës, kam kërkuar mbështetje për proceset që Kosova po kalon, veçanërisht për:

Heqjen e masave të vendosura nga BE-ja

Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e paraqitur atë si një hap të rëndësishëm për përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat