Mospajtime ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, shkaku i Grupeve Punuese për shqyrtimin e Projektligjeve

Aktuale

Mospajtime ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, shkaku i Grupeve Punuese për shqyrtimin e Projektligjeve

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:37
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ka formuar Grupet Punuese për shqyrtimin e Projektligjeve. Por i vetmi grup punues që u arrit të formohet ishte ai për Rini, pasi pati shumë mospajtime mes deputetëve.

Fillimisht, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, e propozoi vetveten në Grupin Punues për Rini.

“Ne si deputeteve të rinj në takimet që kemi pas e kemi diskutuar që është nevojshme të jetë përfshirë edhe deputetë të rinj me na u bashkëngjit e me na ndihmua ndihmon dhe pasuron që ky projektligj me qenë i denjë”, tha Fejza, e cila mori miratimin e deputetëve.

Ndërsa në Projektligjin për Sport, deputetja e pavarur, Albena Rashitaj e propozoi vetveten. Por ky propozim i kundërshtua nga Arjeta Fejza e VV-së. Kjo e fundit kërkoi që kryesues të jetë deputeti i komunitetit turk, Enis Kervan.

Ky diskutim bëri që të dështojë mbledhja për shkak të largimit të deputetëve, Albena Reshitaj dhe Vlora Dumoshi të LDK-së, pasi nuk u pajtuan që kryesues të jetë deputeti Kervan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat