Gërvalla shpreh ngushëllime për vdekjen e zyrtarit të MPJD-së

Aktuale

Gërvalla shpreh ngushëllime për vdekjen e zyrtarit të MPJD-së

Më: 19 mars 2024 Në ora: 10:52
Arben Rugova.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit të MPJD-së, Arben Rugova.

Ajo tha se Rugova do të mbetet gjithmonë njeri i dashur, i respektuar dhe punëtor.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, gazetarit, diplomatit dhe zyrtarit të MPJD-së, z. Arben Rugova.  

Në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Rugova, kolegët e punës, shokët dhe gazetarët që punuan gjatë bashkë me Arbenin. Arbeni do të mbetet për ne një njëri i dashur, i respektuar dhe punëtor”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat