Cramon: Sundimi i ligjit është thelbësor për Kosovën

Aktuale

Cramon: Sundimi i ligjit është thelbësor për Kosovën

Më: 13 mars 2024 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me pronat për Manastirin e Deçanit.

“E mirëpres vendimin për të zbatuar përfundimisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Sundimi i ligjit është thelbësor për një shoqëri evropiane funksionale.

Unë kam kërkuar vazhdimisht të gjitha qeveritë e Kosovës në 4,5 vitet e fundit që të veprojnë për këtë pasi është një hap i domosdoshëm në lidhje me sundimi e ligjit në Kosovë”, ka shkruar ajo në ‘X’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat