Kurti u takua me At Ruggero Valentini

Aktuale

Kurti u takua me At Ruggero Valentini

Më: 25 janar 2024 Në ora: 17:25
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, takoi presidentin e Fondacionit  "Zoja e Këshillit të mirë", At Ruggero Valentini, i cili e viziton Kosovën për herë të parë.

"Gjatë takimit u prezantua veprimtaria e gjatë e këtij fondacioni në Tiranë, të cilët kanë themeluar Universitetin dhe Spitalin me të njëjtin emër. Gjatë vitit 1999, ky Fondacion ka strehuar dhe mbështetur 1000 refugjatë nga Kosova", thunet në njoftim.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe arsimimit, shëndetësisë dhe kulturës. Në mes tjerash u theksua rëndësia e bashkëpunimit në ndërlidhjen e arsimit me sektorin e ekonomisë, me qëllim krijimin e kuadrove profesionale të përgatitura për kërkesat e tregut.

Gjatë vizitës së tij, At Ruggero Valentini ka zhvilluar takime edhe me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat