Sindikata e KEK-ut proteston sot para zyreve të koorporatës

Aktuale

Sindikata e KEK-ut proteston sot para zyreve të koorporatës

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Sindikata e Korporatës Energjetike të Kosovës sot do të protestojë para zyrave të KEK-ut.

Sipas sindikatës, kjo protestë vjen pas dështimit të marrëveshjes mbi ngritjen e pagave për punëtorët.

Sindikata e KEK-ut vlerëson se ngritja e pagave është e domosdoshme për mirëqenien dhe drejtësinë e punëtorëve, dhe paralajmëron hapa të tjerë sindikalë nëse nuk ka përmirësime konkrete në këtë drejtim.

Protesta fillon në orën 11:00 para zyrave të KEK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat