Sveçla jep paralajmërimin për kompleksin në Banjskë: Destinacionin final do t’ia paracaktojmë ndërkohë

Aktuale

Sveçla jep paralajmërimin për kompleksin në Banjskë: Destinacionin final do t’ia paracaktojmë ndërkohë

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 10:30 Përditësuar në ora: 11:31 më 20.12.2023
Xhelal Sveçla

Hoxha: Për të përfituar nga sigurimi ka raste kur disa shkaktojnë aksidente të qëllimshme

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se nga të dhëna që i posedon Policia, vitin e kaluar disa persona shkaktonin aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi.

kanë të dhëna për veprat penale dhe rastet e kundërvajtjes të shoferëve. Hoxha tha se edhe ata që mbrëmjen e së shtunës organizuan një garë të ilegale që ua mori jetën tre të rinjve “kanë precedentë të kundërvajtjeve në trafik”.

“Policia e Kosovës ka databazë prej fillimit të krijimit të saj, jo vetëm penale, por edhe për rastet e kundërvajtjes. Edhe këta personat që kanë marrë pjesë atë ditë në gara, edhe të tjerët që kanë qenë në cilësinë e tifozëve ose shikuesve kanë precedentë të kundërvajtjeve në trafik dhe, siç tha edhe ministri, edhe në organizim të garave”, tha ai.

“Bile bile, ne kemi pasur raste vitin që shkoi kur kemi hetuar se individë të caktuar me automjetet e tyre bëjnë shpesh aksidente të trafikut. Pastaj hetuesit tanë bërë analiza dhe kanë parë se po bëjnë aksidente të qëllimshme me qëllim të përfitimit nga sigurimi i tyre dhe pastaj i kemi arrestuar. Kemi bërë edhe hetime penale lidhur me ta”.

Sveçla: Prokuroria dhe Policia pres të dalin me raport për sulmin në Banjskë dhe kidnapimin e policëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thase pret që Policia dhe Prokuroria të dalin me raport mbi të gjeturat për sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe kidnapimit të tre policëve.

Kjo gjë, ai thotë se pret të ndodhë ditëve në vijim.

“Për çështjen e sulmit terrorist në Bansjkë më 24 shtator, tashmë jeni njoftuar që Policia e Kosovës me Prokurorinë janë duke bërë hetimet më të mëdha në historinë e Republikës së Kosovës. Patjetër unë shpresoj që shumë shpejtë do ta dalin me rezultatet preliminare, kjo është edhe një ndër kërkesat që i kam adresuar edhe Policisë dhe Prokurorisë përmes Policisë, që sa më shpejtë të kemi një raport preliminar mbi të gjeturat nga ky rast, por edhe nga rasti i kidnapimit të policëve”.

“D.m.th përgjegjësit kryesorë për hetim dhe për të ndërmarrë hapat e duhur se a do të dalin me raport për hetimet e tyre unë besoj që duhet t’i pyesni ata. Unë pres që ditëve në vijim që Prokuroria dhe Policia të dalin me raport mbi të gjeturat për këto dy raste jashtëzakonisht të rënda për Kosovën”.

Sveçla për kompleksin në Banjskë: Destinacionin final do t’ia paracaktojmë ndërkohë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të mërkurën se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) është pronare e kompleksit Rajska Banja në Banjskë të Zveçanit.

Për këtë [pronësinë] nuk ka asnjë dyshim. Pse dikush ka investuar jashtëligshëm, mendoj qe është mësim për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm, se nuk mund ta bëjnë. Sa i përket menaxhimit të atij kompleksi, Ministria e Punëve të Brendshme është rezultat i bashkimit të dy ministrive, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administratës Publike, e ish-Ministria e Administratës Publike e ka departamentin e menaxhimit të objekteve të këtilla, në pronësi të shtetit. Kjo është arsyeja pse e kemi marrë në menaxhim dhe destinacionin final të këtij objekti do t’ia paracaktojmë ndërkohë".

AKP-ja i ka thënë të martën Radios Evropa e Lirë se e ka marrë nën administrim këtë kompleks, pasi prona i përket një ndërmarrjeje shoqërore të Kosovës dhe të njëjtin ia ka lëshuar me qira Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Drejtori menaxhues i AKP-së Arben Limani, ka thënë se janë bërë përpjekje për të kontaktuar me personat apo entitetet që e kanë shfrytëzuar këtë pronë, por nuk kanë marrë përgjigje, andaj kanë kërkuar asistencën e Policisë së Kosovës që ta marrin nën administrim këtë pronë, që gjendet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Pamja e kompleksit “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit. Fotografi nga arkivi.

“Pronat e kompleksit në Banjskë, prona është e Ndërmarrjes Shoqërore Trepça Standard, që ka selinë në Mitrovicë të Veriut, dhe prona është në emër të kësaj njësie dhe objekti që ka ekzistuar aty. Sipas të gjitha gjasave, dikush e ka rinovuar objektin gjatë një periudhe, të cilën ne nuk e dimë, sepse atje kemi pasur qasje mjaft të kufizuar. Kurse tash, kur kemi marr qasje atje, kemi tentuar të kontaktojmë me personat apo entitetet që atje që e kanë shfrytëzuar atë, në mënyrë që të kuptojmë se mbi çfarë baze ligjore po e shfrytëzojnë atë”, ka thënë Limani.

Sipas tij, Policia i ka dhënë AKP-së informacione se në këtë kompleks ka pasur aktivitete të paligjshme.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka reaguar pas aksionit në Banjskë, duke thënë se Qeveria e Albin Kurtit “rrëmbeu” kompleksin në Banjskë “para syve të komunitetit ndërkombëtar”.

“Kompleksi ‘Rajska Banja’ është ndërtuar ekskluzivisht me para të Qeverisë së Serbisë, që ka investuar përmes Zyrës për Kosovën. Ky kompleks është hapur në vitin 2019 dhe institucionet e Kosovës nuk kanë investuar asnjë dinar dhe nuk kanë bazë ligjore për pretendimet se janë pronarë të kompleksit”, ka thënë Lista Serbe përmes një njoftimi.

Rindërtimi i këtij kompleksi ka filluar në vitin 2015 nga Qeveria e Serbisë, përmes Zyrës së saj për Kosovën. Në atë projekt janë investuar rreth 7 milionë euro.

Drejtori i atëhershëm i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, kishte nënshkruar marrëveshje për restaurimin e banjës me Dioqezën e Rashkës së Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe kryetarin e Autoritetit të Përkohshëm Komunal, Ivan Todosijeviq.

Kështu, kompleksi "Rajska Banja" ka kaluar në pronësi të Qeverisë së Serbisë, Kishës dhe Autoritetit të Përkohshëm Komunal të Zveçanit.

Ky kompleks gjendet në afërsi të manastirit të Banjskës, në vendin me të njëjtin emër, në komunën e Zveçanit. Në këtë vend ka burime uji të nxehtë dhe sulfuror.

Në Kosovë, ky kompleks është i regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në emër të Aleksandar Zllatkoviq.

APK-ja menaxhon të gjitha ish-ndërmarrjet shoqërore të Kosovës dhe pretendon se është pronarja e vetme e atyre pronave.

Sveçla paralajmëron ashpërsim të masave për shkelësit e rregullave të trafikut

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar të mërkurën ashpërsim të masave për shkelësit e rregullave në trafik.

Ai e ka përmendur se vetëm ditëve të fundit kanë vdekur katër individë nga aksidentet në trafik, tre prej tyre si pasojë e garave të jashtëligjshme automobilistike në autostradën Ibrahim Rugova në Prizren.

Sveçla ka thënë se përmes masave që do të merren ndaj shkelësve, masa do të ketë edhe ndaj, siç ka thënë ai, neglizhencës së zyrtarëve policorë për trajtim me prioritet të garave të paligjshme.

Ai ka thënë se vetëm këtë vit janë dhënë 76 gjoba ndaj personave që kanë organizuar gara të tilla, që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm në komunikacion.

Sveçla ka thënë se në kuadër të ndryshimeve në ligjin për trafik do të kërkojë që garat e paligjshme të konsiderohen vepër penale.

“Policia e Kosovës, të njëjtin grup e kishte parandaluar dy herë në organizmin e garave të tilla. Siç tashmë është bërë publike në shumë media, të njëjtit kanë pasuar gjoba të njëpasnjëshme për tejkalim shpejtësie, dhe njërit i është konfiskuar patent-shoferi për filmim dhe publikim të këtyre garave”.

Ai ka thënë se tashmë është "iniciuar hetim disiplinor për përgjegjësi menaxheriale, janë lëvizur dy komandantë të njësive të trafikut, dhe është krijuar plan i ri operativ për trafikun rrugor".

Sveçla ka thënë se tashmë është miratuar një lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, ligji për ashpërsim të masave për shkelësit e rregullave në trafik, dhe aktualisht është duke u shqyrtuar nëpër komisionet e përhershme, para se të miratohet në lexim të dytë.

“Këtë vit kemi humbur 104 qytetarë në aksidente komunikacioni, duke përfshirë edhe këmbësorë. Ne si shoqëri dhe si shtet, nuk kemi asnjë qytetar për të humbur, veçanërisht për shkak të pakujdesisë së dikujt apo mosrealizimit të detyrave të zyrtarëve tanë".

Ministri ka thënë se ligji i ri, nëse miratohet, parasheh dyfishim të gjobave, konfiskim të patent-shofërëve dhe dyfishim të pikëve, dhe se barra kryesore do të rëndojë mbi pronarin e makinës.

“Përmes teknologjisë do të penalizojmë pronarët veturave, atyre veturave që bëjnë shkelje në trafik, e dënimet do të dërgohen në mënyrë të automatizuar te pronarët”.

Mes tjerash, Sveçla ka përmendur se mesatarja e vdekjeve në trafik, në 21 vjetët e fundit, shkon në 133.

Ai u ka bërë thirrje prokurorisë dhe gjykatave për të vendosur masa më të rrepta për shkelësit, dhe zbatim të rregullave dhe ligjeve, pa kompromis, nga zyrtarët policorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat