Osmani reagon për dhunën në Kuvend: Përdorimi i dhunës fizike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve

Aktuale

Osmani reagon për dhunën në Kuvend: Përdorimi i dhunës fizike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 14:41
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se përdorimi i dhunës fizike si mjet për t'i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve.

Postimi i plotë:

Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t'i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë.

Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t'i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik.

Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat