Sheholli: Në 99-tën u rekrutova nga ShIK-u, mora detyra të shkoja në Beograd

Aktuale

Sheholli: Në 99-tën u rekrutova nga ShIK-u, mora detyra të shkoja në Beograd

Më: 23 maj 2023 Në ora: 21:33
Fatmir Sheholi

Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholi, ka bërë të ditur se menjëherë pas luftës, në vitin 1999 ishte rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent i Kosovës.

Sheholli tha se në takim ishte thirrur nga Elmi Reçica e Latif Gashi, të cilët i quajti njerëzit kryesor të ShIK-ut, ku detyrë kishte që të shkonte në Beograd.

“Unë po ua them një praktik timen. Në vitin 1999, menjëherë pas luftës kam pasur ftesë prej ShIK-ut , ishte një ftesë shumë miqësore por isha i ftuar si njohës i marrëdhënieve shqiptaro-serbe”.

“Dhe, unë e kam pranuar me plot krenari që të bashkëpunojë për ta. Ka qenë Elmi Reçica dhe Latif Gashi, njerëzit kryesor të ShIK-ut dhe unë kam marrë detyra prej tyre që të shkojë në Beograd e të shoh për çështje të ndryshme që kishin të bëjnë në atë periudhë”, është shprehur Sheholli në Rubikon.

Ai foli edhe për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, e cila tha se është e shtrirë në veri, por nuk e di nëse AKI-ja ështe e aftë të depërotjë deri te kabineti i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“AKI-ja është e shtrirë në veri të Kosovës. Deri ku kanë mbërri dhe deri ku mund të hyjnë është çështje tjetër. E tash nuk e di se a mundet AKI-ja të depërtojë deri te kabineti i presidentit Vuçiq”, tha Sheholli,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat