​Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Aktuale

​Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Më: 13 prill 2023 Në ora: 22:41
Pamje nga iftari

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit ka shtruar iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij.

I shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryeministri Kurti, u uroi agjërim sa më të lehtë të ditëve të mbetura të këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë.

“Muaji i Ramazanit është muaj i devotshmërisë, mirësjelljes me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë.

Në iftare të përbashkëta si sonte përcjellim mesazhin e tolerancës, solidaritetit dhe mirësisë”, u tha në komunikatën qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat