Erërat shkaktojnë dëme në rrjet, disa zona pa energji elektrike

Aktuale

Erërat shkaktojnë dëme në rrjet, disa zona pa energji elektrike

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 13:48
Ilustrim

Erërat e forta që kanë përfshirë vendin që nga mbrëmë kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik në largpërçues dhe në shtylla elektrike.

Sipas njoftimit nga KEDS disa dalje 10kV kanë mbetur jashtë funksionit që ka bërë në disa pjesë të vendit të ketë mungesë të furnizimit me energji elektrike.

“Ekipeve të KEDS-it të këtyre rajoneve u kanë shkuar për ndihmë edhe ekipet e rajoneve të tjera, në mënyrë që të sanohen dëmet sa më shpejt që është e mundur.

Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat