​PDK zgjerohet në Itali, Reçica: Rikthimi i madh në mërgatë është në shërbim të atdheut

Aktuale

​PDK zgjerohet në Itali, Reçica: Rikthimi i madh në mërgatë është në shërbim të atdheut

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 19:28
Pamje nga takimi

Koordinatori për Organizimin e Partisë Demokratike në Mërgatë, njëherësh deputet i kësaj partie, Elmi Reçica, ka njoftuar se në Itali, është zgjedhur Patriot Krasniqi, kryetar i këshillit për organizimin e degës së PDK-së në Itali, ndërsa për nëndegën e PDK-së në Toskanë, është zgjedhur Qëndrim Ajgeraj.

Reçica ka deklaruar se riorganizimi partiak i Partisë Demokratike të Kosovës në Itali është i rëndësishëm, i nevojshëm, dhe i domosdoshëm.

"Vizioni ynë është që mërgata në vazhdimësi të jetë e informuar dhe e përgatitur që të veprojë së pari për të mirën e Kosovës, të mirën e vet dhe të PDK-së. Pa ndihmën e mërgatës edhe nga Italia, familjet në Kosovë do ta kishin shumë më të vështirë përballjen me jetën.

Vështirësi do të kishte edhe shteti dhe shoqëria, andaj u jam përherë mirënjohës. Në veçanti, konsiderojmë se diplomacia politike, ekonomike dhe kulturore, nuk mund të fuqizohet pa proaktivitetin e diasporës. Rikthimi i PDK-së në qeverisje fillon këtu, me rikthimin e PDK-së, fuqishëm në Itali dhe në të gjitha vendet ku është mërgata e shtetit tonë”, ka thënë Reçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat