Hajdari: Po shikojmë mundësinë për rritjen e numrit të inspektorëve të tregut

Aktuale

Hajdari: Po shikojmë mundësinë për rritjen e numrit të inspektorëve të tregut

Më: 10 mars 2022 Në ora: 14:48
Rozeta Hajdari

Në kohën kur ka rritje enorme të çmimeve të shumë produkteve ushqimore bazë, sidomos të vajit, inspektorët e tregut nuk po arrijnë të mbikëqyrin zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorëve.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka konfirmuar se ka mungesë të inspektorëve të tregut dhe se po shohin mundësitë që të shtohet numri i tyre.

“Ka mungesë të inspektorëve për disa sektorë, por siç e dini prej zgjedhjeve të fundit e kemi synimin si qeveri për rritjen e numrit të inspektorëve. Kemi shtuar numrin e inspektorëve në AVUK për shkak të gjendjes me pandeminë dhe do të shikojmë mundësinë për rritjen e numrit të inspektorëve të tregut. Kemi shtyrë përpara Ligjin për Inspektimin i cili do të bëjë një reformë të tërësishme në inspektimet në Kosovë. Do të kemi rishikim të të gjithë ligjeve dhe akteve nënligjore në muajt në vijim”.

“Do të mirëfunksionojmë tregun me sa shumë inspektime në të ardhmen, edhe me rritjen e numrit të inspektorëve dhe me ngritjen e platformave digjitale për inspektime që do të koordinohen përmes një inspektori të përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit”, tha ajo në konferencën për media pas vizitës në një fabrikë të vajit në Gjilan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat