Detaje nga varrosja gabimisht e viktimës së COVID-19 në Prizren

Aktuale

Detaje nga varrosja gabimisht e viktimës së COVID-19 në Prizren

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 15:46
Ilustrim

Sot në media është raportuar për një viktimë të COVID-19 e cila u varros gabimisht në Prizren.

Dy punëtorë të Kompanisë “Funerali” kanë dërguar në varrezat e qytetit të Prizrenit viktimën Z.D, në vend të viktimës H.K.

Me të kuptuar që është ngatërruar kufoma, ata kanë paguar me 300 euro disa persona që të bëjnë zhvarrimin e viktimës Z.D dhe në të njëjtin varrë të vendosin viktimën H.K.

Kështu bëhet e ditur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Sipas prokurorisë, e gjithë kjo është kryer pa prezencën e familjarëve të viktimës H.K e po ashtu edhe pa njoftuar zyrtarët policorë. Andaj, ata kanë kthyer përsëri viktimën Z.D në Prishtinë.

“Trupi i pajetë i viktimës Z.D., rreth orës 14:30, është dërguar në varrezat e qytetit në Prizren dhe ju është dorëzuar familjarëve të viktimës H.K., dhe familja e tij e kanë varrosur në varrezat e qytetit në Prizren, duke menduar se është trupi i familjarit të tyre H.K. Më pastaj, është kuptuar se është bërë ngatërrimi i kufomave dhe se në varrezat e qytetit në Prizren, është varrosur gabimisht trupi i pajetë i viktimës Z.D”, thuhet nga prokuroria.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren ndaj të pandehurve E.R., dhe M.N., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Ndërsa, ai ka treguar se kompania ka qenë e autorizuar që të bëjë zhvarrosjen e viktimave.

“Këtë punë e ka kryer kompania e cila ka qenë e autorizume për bartjen e tyre. Janë zhvarros është njoftu prokurori i shtetit dhe lidhur me këtë rast janë dy persona të arrestuar të kompanisë. Ata janë arrestuar mbrëmë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës kanë treguar për Express se dyshohet se është përzier dokumentacioni mjekësor i pacientëve të cilët kanë vdekur në Klinikën Infektive.

Nga SHSKUK kanë thënë se menaxhmenti i Infektivës bashkë me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me rastin.

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e  përzierjes së  dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë. Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet tutje nga ky Shërbim.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar që dy të dyshuarve tu vendoset masa e paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat