Reçica i PDK-së: Keni premtuar Bashkim Kombëtar, ndërsa sot jeni larguar nga Shqipëria

Aktuale

Reçica i PDK-së: Keni premtuar Bashkim Kombëtar, ndërsa sot jeni larguar nga Shqipëria

Më: 19 maj 2021 Në ora: 13:45
Deputeti nga PDK-ja, Elmi Reçica

Deputeti nga PDK-ja, Elmi Reçica tha se programi qeverisës nuk përfshinë politikat e sigurisë kombëtare të vendit.

Ai tha se VV-ja ka ardhur në pushtet duke premtuar afrimin me Shqipërinë.

Derisa sipas tij tani po e dëshmojnë të kundërtën.

“Programi qeverisës nuk mbërthen politikat e sigurisë kombëtare. Ky program duhet të rishikuar nga ajo se çka kanë premtuar Qeveria gjatë fushatës elektorale. Mënyrë më e mirë për vlerësimin e proceseve është krahasimi i tyre. Ju me vite keni mashtruar se me ardhjen në pushtet do të afroni marrëdhëniet me Shqipërinë ndërsa sot po na largoni nga Shqipëria”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat