Çollaku: ‘Thikat mbi harta’ nuk vijnë nga Shtëpia e Bardhë, Kurti është dashur të shkonte në SHBA me Thaçin

Aktuale

Çollaku: ‘Thikat mbi harta’ nuk vijnë nga Shtëpia e Bardhë, Kurti është dashur të shkonte në SHBA me Thaçin

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:00
Bekim Çollaku

Bekim Çollaku, ish-shef i stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka folur për ftesën nga Shtëpia e Bardhë për Thaçin dhe kryeministrin e atëhershëm, Albin Kurtin.

Ai ka thënë se deklarata e Kurtit për ‘thika mbi harta‘ dhe një plan për ndarje të Kosovës, ka qenë iluzion.

“Së pari, thikat mbi harta nuk mund të vijnë nga Shtëpia e Bardhë, atje gjithmonë është bërë punë e mirë për Kosovën. Kurti është dashur të udhëtonte për në SHBA me Thaçin dhe të diskutonte marrëveshjen, por kjo nuk ndodhi shkaku i paragjykimeve që vinin nga kryeministri Kurti“, ka thënë Çollaku.

Ai ka thënë se Thaçi nuk ka pasur asnjëherë plan për ndarje të Kosovës, por për arritjen e një marrëveshje sa më të mirë mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat