Ish-zëvendësiministri i Mbrojtjes akuzon Qeverinë: Rrezikoi një projekt të rëndësishëm me SHBA-në

Aktuale

Ish-zëvendësiministri i Mbrojtjes akuzon Qeverinë: Rrezikoi një projekt të rëndësishëm me SHBA-në

Nga: A.Zh Më: 1 janar 2021 Në ora: 20:33
Qeveria e Kosovës

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes nga Lëvizja Vetëvendosje Enver Dugolli, ka akuzuar Qeverinë e Avdullah Hotit, se e ka dëmtuar Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Dugolli ka thënë se qeveria e Hotit, ka rrezikuar projekte të rëndësishme zhvillimore të FSK-së në këtë fazë, përcjell Bota sot.

Ai këtu ka përmendur një projekt tejet të rëndësishëm afirmativ të bashkëpunimit me SHBA-në.

Por, Dugolli ka paralajmëruar se “dëmet” e qeverisë do t’i riparojë “Qeveria Kurti” viteve në vazhdim.

Postimi i tij në Facebook:

Qeveria ilegale Hoti dëmtoi FSK-në

Qeveria ilegale Hoti, me veprimet dhe mosveprimet e saj për këta 6 muaj i bëri dëme të shumta vendit.

Unë po ndalëm tek FSK-ja.

Këta "qeveria" rrezikuan projekte të rëndësishme zhvillimore të FSK-së në këtë fazë. Përveç se i shkurtuan buxhetin (edhe ashtu të vogël), pamundësuan avancimin për aplikim në iniciativat rajonal të sigurisë, e tash së fundmi rrezikuan edhe një projekt tejet të rëndësishëm afirmativ të bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik-SHBA-në.

Sipas raportimit në media dhe disa burimeve tjera, thuhet se vetëm dje (edhe pse kërkesat nga FSK datojnë shumë më herët) kjo "qeveri" paska miratuar një vendim për lejimin e FSK-së të dislokohet në një mision paqeruajtës me Garden e Ajoves (SHBA).

Edhe pse për këtë projekt shumë të rëndësishëm kanë punuar shumë FSK-ja dhe partnerët tanë nga SHBA, "qeveria" ka tregu neglizhencë dhe papërgjegjësi totale duke lënë krejt në fund miratimin e këtij vendimi e mbase të harruar fare.

Sipas procedurave, këtë vendim qeveria do duhej të kalonte për votim në parlamentit, i cili defakto tani është i shpërbërë. Mosvotimi i këtij vendimi nga ana e parlamentit (pa fajin e kuvendarëve) nënkupton pamundësinë që FSK të merr pjesë në misionin e parë paqeruajtës.

Dëmet e shumta të këtyre uzurpatorëve na duhet t'i riparojmë viteve në vazhdim;

me #QeverinëKurti2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat