Gashi-Mujës në Kuvend: Darka Kurti-Krasniqi të ka pajtu ty me vëlla

Aktuale

Gashi-Mujës në Kuvend: Darka Kurti-Krasniqi të ka pajtu ty me vëlla

Më: 16 maj 2024 Në ora: 12:27
Arben Gashi

Në Kuvendin e Kosovës, po mbahet sot seanca plenare ku në pikë të rendit të ditës janë marrëveshjet ndërkombëtare.

Gjatë kësaj seance, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi nuk hezitoi të komenton darkën e së hënës, mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi.

Gashi iu drejtua Armend Mujës të VV-së me fjalët “Nëse asgjë tjetër, kjo darkë të ka pajtu ty me vëlla”.

Vëllezërit Muja kanë bindje të ndryshme politike, vëllau i Armend Mujës, Gazmend Muja është me Partinë Demokratike të Kosovës, përderisa deputeti Muja është me VV-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat