Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka uruar sukses Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në detyrën e tij të re.
Hovenier tha se ishte i nderuar të punonte me Escobarin për të avancuar qëllimet e ShBA-së në Kosovë dhe në dialogun Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e BE-së.
“E falënderoj për përkushtimin e tij të palodhshëm për avancimin e vizionit tonë për një Kosovë dhe Ballkan Perëndimor të sigurt, të begatë dhe demokratike”, shkroi Hovenier.
Escobar, detyrën e tij të re do ta marrë më 1 qershor të këtij viti.