Kosova pjesë e diskutimit në parlamentin spanjoll, politologu flet për mundësinë e njohjes nga Spanja – përmend edhe Serbinë!

Politika

Kosova pjesë e diskutimit në parlamentin spanjoll, politologu flet për mundësinë e njohjes nga Spanja – përmend edhe Serbinë!

Nga: A.M. Më: 24 qershor 2024 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Grupi parlamentar i partisë katalunase ‘Junts’ ka paraqitur një nismë për t’i propozuar qeverisë spanjolle njohjen e Kosovës si shtet sovran.

Kjo nismë e cila do të debatohet dhe votohet nesër në parlament, argumenton se Kosova është një shtet ligjor dhe demokratik me 1.7 milion banorë, i njohur nga mbi 100 vende, përfshirë 22 anëtarë të BE-së.

Junts thekson se është e papranueshme që Spanja ndjek të njëjtën strategji si Rusia, Kina dhe Bjellorusia me mosnjohjen e Kosovës. Ata vënë në dukje se Spanja tashmë ka marrëdhënie indirekte me Kosovën dhe njeh pasaportat kosovare që nga janari.

Propozimi i Junts kërkon që parlamenti të nxisë qeverinë spanjolle të njohë menjëherë Republikën e Kosovës si shtet sovran.

E sa i përket mundësisë së njohjes së Kosovës nga Spanja, në një bashkëbisedim me “Bota sot” ka folur politologu spanjoll, Alejandro Perez.

Ai përmendi faktin se si Spanja njohjen e lidhë me dialogun me Serbinë, derisa tha se nuk është e qartë se çfarë lloj rezultati duhet të japë dialogu që Spanja ta njohë zyrtarisht Kosovën.

“Spanja ka argumentuar me këmbëngulje se refuzon deklaratat e njëanshme të pavarësisë dhe se do të bëjë një lëvizje politike vetëm pasi Kosova dhe Serbia ta zgjidhin mosmarrëveshjen përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Është e paqartë se çfarë lloj rezultati duhet të japë dialogu që Spanja ta njohë zyrtarisht Kosovën”, deklaroi politologu spanjoll.

Image
Alejandro Perez.

Krahas kësaj, Perez tregoi arsyjet që e shtyn Spanjën ta njohë Palestinën, por jo edhe Kosovën.

Ai potencoi se vendimin për njohjen e shtetit palestinez, kryeministrin spanjoll e mori pasi ishte koha e zgjedhjeve, dhe synonte ndonjë përfitim elektoral.

“Mendoj se vendimi i Spanjës për të njohur Palestinën bazohet në dy konsiderata kryesore: së pari, ka një mbështetje të gjerë në mesin e popullsisë spanjolle për çështjen palestineze, me pothuajse 80% të qytetarëve që mbështesin një zgjidhje me dy shtete sipas të dhënave të fundit. Prandaj, ky vendim perceptohet si gjëja e duhur për t'u bërë nga një pjesë e konsiderueshme e popullsisë, gjë që e bën atë një sukses politik për qeverinë spanjolle - dhe që mund të ketë njëfarë tërheqjeje në nivel evropian (përveç vendimit të njëkohshëm të Irlandës dhe Norvegjisë). Së dyti, ndërsa zgjedhjet e BE-së po afroheshin, kjo ndihej si koha e duhur për kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez për të hequr këtë kartë, pasi mund të sillte një përfitim elektoral për partinë e tij”.

Ndër të tjera, politologu spanjoll potencoi se Sanchez, dhe kryeministrat e mëparshëm, çështjen e Kosovës e kanë trajtuar në një mënyrë mjaft të sikletshme.

“Çështja e Kosovës aktualisht i mungon rëndësia në diskursin publik që të ketë pretendime të mëdha për njohje që qeveria spanjolle të veprojë. Sanchez, dhe kryeministrat e mëparshëm para tij, e kanë trajtuar çështjen e Kosovës në një mënyrë mjaft të sikletshme, thjesht duke injoruar ekzistencën e Kosovës – diçka që nuk ka ndodhur me Palestinën. Për të dhënë një shembull, Palestina ka një Ambasadë në Spanjë - kështu që pikat e nisjes së Palestinës dhe Kosovës janë sigurisht shumë të ndryshme”, përfundoi Alejandro Perez për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat