Pse ndodhi ‘përplasja’ Qeveri - BE për Banjskën

Politika

Pse ndodhi ‘përplasja’ Qeveri - BE për Banjskën

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 28 qershor 2024 Në ora: 08:03
Sulmi terrorist ne Banjske

Sulmi terrosrit në Basnjkë dhe vrasja e policit Afrim Bunajku edhe njëherë ishte në qendër të vëmendjes të BE-së.

Kësaj radhe nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano.

Stano tha se “autoritetet e Kosovës ende nuk kanë dorëzuar një raport lidhur me hetimet në Banjskë”.

“Në lidhje me hetimin. Fillimisht, hetimi duhet të bëhet nga autoritetet kosovare. Nëse po i referoheni incidentit në Banjskë, të 24 shtatorit, kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet kosovare janë përgjegjëse për hetimin dhe ofrimin e një raporti të plotë hetimi. Kjo nuk ka ndodhur ende, kështu që nuk mund të vazhdojmë pa pasur rezultatet e hetimit”, tha Stano.

“Menjëherë pas sulmit dhe ditë, javë e muaj më vonë, kemi bërë të qartë pozitën tonë se çka presim nga dy palët, si Kosova ashtu edhe Serbia kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e mundshme ose mbështetjen e këtij sulmi të tmerrshëm nga ana serbe. Përsëri e gjithë kjo duhet të jetë objekt hetimi, dhe gjetjet do të përfshihen në raportin final, i cili me gjasë nuk është përfunduar ende ose të paktën, nuk na është vënë në dispozicion deri në këtë fazë”, theksoi ai.

Qeveria e ka monuar një gjë të tillë, duke thënë se qeveria ka përpiluar një raport 48 faqësh në lidhje me sulmin terrorist të cilin ia kanë dërguar BE-së dhe shteteve anëtare qysh vitin e kaluar.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës, brenda kompetencave tona, kemi përpiluar një raport 48-faqësh në lidhje me sulmin terrorist dhe paramilitar, të cilin ia kemi dorëzuar Bashkimit Europian dhe secilit shtet anëtarë qysh vitin e kaluar. Këtë informacion besoj që zëdhënësi Stano duhet ta ketë. Nëse ai në deklaratat e tij të vazhdueshme e ka fjalën për raportin që duhet të përgatitet nga prokuroria e vendit, atëherë kjo është një çështje për të cilën duhet të kërkojmë përgjigje nga vetë ky institucion”, është shprehur Kryeziu.

“Për ne, mbetet tejet shqetësuese dhe e pakuptimtë që edhe pas 9 muajve, në njërën anë nuk ka aktakuzë nga prokuroria e vendit për Millan Radoiçiq dhe në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Europian, nuk ka ndërmarrë masa ndaj Serbisë, përkundër fakteve që dëshmojnë përfshirjen e saj në sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023. Rikujtojmë që Radoiçiq vazhdon të mbetet i lirë dhe rrezik potencial i vazhdueshëm për sigurinë dhe paqen në rajon”,

Bilalli: Është një strategji që burokratët nga Brukseli dijnë ta plasojnë në momente të caktuara

Njohësi i çështjeve të marrëdhënieve ndërkombëtare, Lutfi Bilalli në një prëgjigje për “Bota sot”, ka thënë se kjo deklaratë e Stanos ngreh dy pikëpyetje të mëdha.

“Kjo deklaratë e zëdhënësit të BE-së na sjellë në shumë dilema, që nga këndëveshtrimi im sjellin dy pikëpyetje të mëdha:

1. Mund të jetë taktizim i BE-së për të larguar nga agjenda sulmin terrorist të grupeve ekstremiste serbe në Banjska

2. Apo organet kompetente MPB e R. së Kosovës apo më konkretisht qeveria jonë ende nuk ka një raport të përfunduar për rastin Banjska e që për mendimin tim po qe se është kjo e dyta është shqetësuese ky neglizhim!”, thotë ai.

Image
Lutfi Bilalli

Sipas tij, kjo mund ët jetë një strategji, për të cilën Bilalli thotë se burokratët nga Brukseli dijnë ta përdorin në momente të caktuara.

“Sigurisht që "vonesa” e raportit për rastin Banjska nga ana e Qeverisë sonë mund të jetë edhe natyrës së moskompletimit të tërë materialit dhe elementeve hetimore të ekspertizes për sulmin terrorist nga ana e grupeve terroriste serbe në Banjsk edhe pse të gjitha faktet (armatimi, uniformat dhe stervitja e grupit çerdhen dhe komandën e kanë në Serbi)

Për mendimin tim deklarata e Stanos ka për qëllim që në tavolinën e bisedimeve Kurti-Vuqiq , t’i iket temës së sulmit terrorist në Banjskë! Apo kjo është një strategji që burokratët nga Brukseli dijnë ta plasojnë në momente të caktuara”, deklaron ai për “Bota sot”.

Meha: Janë shumë faktorë

Kurse, njohësi i çështjeve politike, Xhevat Meha, të gjithë këtë çështje e lidh me veprimin e rrjetit të strukturave të fshehta serbe brenda institucioneve tona, duke thënë se kjo mund të jetë arsye e mosdërgimit të raportit mbi Banjskën.

Image
Xhevat Meha

“Për shumëkë është e pakuptushme kjo, për mua është diçka e pritshme. Pse e si kjo?

Janë disa fakte të njohura gjerësisht, si:

I) Ka shumë raportime të pavarura që për pothuajse dy dekada që raportojnë shkallë të lartë të moszbatueshmërisë së ligjit në Kosovë.

II) Ka tepër shumë raste të krimeve të llojeve të ndryshme përfshi atyre të rënda të cilave u ka dështuar hetimi.

III) Është raportuar zyrtarisht në Bruksel në vitin 2013 se Serbia ka në veprim në Kosovë 720 agjentë të stërvitur të betuar.

III) Vetëm para pak javëve u rapotua për ngritjen e akuzave për dy nga këta 720 agjentë. Të tjerët veprojnë lirshëm.

IV) Për pothuajse dy dekada ka raportime të shumta të pavarura për dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Kur i bëjmë bashkë këta faktor del se rrjeti i strukturave të fshehta serbe mbrenda institucioneve tona është instaluar fuqishëm dhe funksionon pa vështirësi, në të gjitha çështjet që ka interes Serbia. Rastin e mosdërgimit të raportit mbi hetimin e rastit të Banjës e shoh si pjesë të veprimit të rrjetit të strukturave të fshehta serbe mbrenda institucioneve tona”, përmbylli ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat