Filmi për rastin “Monstra” financohet me 500 mijë euro nga buxheti

Maqedonia

Filmi për rastin “Monstra” financohet me 500 mijë euro nga buxheti

Më: 25 janar 2017 Në ora: 22:34
Filmi për rastin “Monstra"

Filmi me titull “Kur dita nuk kishte emër”, kushtuar vrasjes së pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës në vitin 2012 është financuar me 500 mijë euro nga Ministria maqedonase e kulturës, respektivisht nga Agjencia për Film.

Kjo është shuma maksimale që ndan Agjencia e Filmit për një projekt filmik, që do të thotë se pushteti aktual ka qenë i interesuar në maksimum të incizohet film për këtë rast, për të cilin gjashtë shqiptarë u dënuan me burg të përjetshëm, në një proces gjyqësor përplot dyshime dhe kontradikta.

Premierën e tij filmi i regjisores Teona Mitevska, e ka realizuar në festivalin Berlinale. VMRO dhe BDI gjatë qeverisjes së tyre na kanë “surpizuar” shpeshherë me projektet e tyre të kushtueshme kulturore. Presim të shohim nëse edhe kësaj radhe na kanë përgatitur një suprizë të tillë të “këndshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat