Sela i drejtohet Taravarit: Erdhi koha t’i kthehesh profesionit si mjek

Maqedonia

Sela i drejtohet Taravarit: Erdhi koha t’i kthehesh profesionit si mjek

Më: 24 prill 2024 Në ora: 23:24
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto rezultate po i plotësohet dëshira e tij që t’i kthehet profesionit si mjek.

“Urime fitorja të gjithëve. Sa isha kryetar i ASH-së së bashkuar, Taravarin e bëmë ministër shëndetësie, e bëmë edhe kryetar komune, mirëpo ai thonte që prap kishte dëshirë t’i kthehet profesionit të mjekut.

Me këto rezultate, Arben, po ta plotëosjmë edhe këtë dëshirë. Khehu tani në profesion”, ka deklaruar Sela.

Rezultatet e deritatshme tregojnë se në kampin shqiptar ka fituar Bujar Osmani i Frontit Evropian, i cili renditet i treti në garën e përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat